Katër persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në magjistralen Prishtinë–Pejë, në fshatin Jabllanicë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:00. Si pasojë e përplasjes së dy veturave, katër persona kanë pësuar lëndime të rënda. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore ende nuk është bërë e ditur nga autoritetet”, ka deklaruar Gashi.
Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me hetimin e rrethanave. /Albanianpost.com