Sekuestrohen 225 monedha metalike të 2 euro, dyshohen se janë të falsifikuara
Policia e Kosovës ka identifikuar 225 monedha metalike të 2 eurove që dyshohet se janë të falsifikuara.
Deri te ky identifikim ka ardhë pasi një punëtore e një banke në Kosovë ka dyshuara e para dhe ka kërkuar ndihmën e policisë.
“Ankuesi mashkull kosovar përfaqësuese i bankës, ka raportuar se janë identifikuar 225X2 monedha metalike të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara”, thuhet në raport.
Policia njofton se të hollat e dyshuara janë sekuestruar për procedim të mëtutjeshëm.