Veseli: Ne vetëm po kërkojmë korrigjim të një gabimi që ka qenë i zhytur në politikë
Dy persona janë arrestuar, pas tentativës së tyre për arratisje nga Qendra Korrektuese në Lipjan.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, njëri i mitur për shkak se janë arratisur nga Qendra korrektuese në Lipjan, derisa kishin qenë duke e shfrytëzuar kohën e shëtitjes brenda oborrit të qendrës korrektuese”, njofton Policia e Kosovës.
Të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në Qendër Korrektuese, rreth rastit është njoftuar prokurori. /RTKlive