SHBA planifikon tarifa të reja për 60 vende për shkak të punës së detyruar

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump po propozon tarifa shtesë prej 10% ose më shumë ndaj partnerëve tregtarë të SHBA-së, pas një hetimi që konstatoi se disa vende po importojnë mallra të prodhuara me punë të detyruar.

Në një raport të publikuar të mërkurën, përfaqësuesi i Tregtisë i SHBA-së (USTR) tha se 60 ekonomi nuk kanë arritur të “vendosin dhe zbatojnë në mënyrë efektive ndalimin e importit të mallrave të prodhuara me punë të detyruar”, duke e cilësuar këtë si një barrë për tregtinë amerikane.

“Ky realitet krijon një situatë ku punëtorët amerikanë detyrohen të konkurrojnë në nivel global në kushte të pabarabarta. Ne nuk do ta tolerojmë më këtë pabarazi,” tha ambasadori i USTR-së, Jamieson Greer.

Propozimi për tarifat aktualisht është i hapur për komente publike dhe shqyrtim, prandaj nuk ka hyrë ende në fuqi.

Tarifat e reja, të propozuara sipas ligjit amerikan për tregtinë, mund t’i ndihmojnë Trumpit të anashkalojë vendimin e Gjykatës Supreme e cila në shkurt vendosi se shumica e tarifave të tij ishin të paligjshme, shkruan DW./express

Read Previous

Casemiro e vlerëson pozitiv faktin që Brazili nuk llogaritet favorit

Read Next

Nga statistikat te favoritët: Kush mund ta fitojë Këpucën e Artë në vitin 2026?