GTA 6 pritet të sjellë fitime rekord, parashikohen miliona porosi paraprake
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë të ditur se kostoja e ndërtimit në Kosova ka vazhduar të rritet edhe gjatë tremujorit të parë të vitit 2026.
Sipas të dhënave të ASK-së, Indeksi i Kostos së Ndërtimit ka shënuar rritje prej 2.5 për qind në krahasim me tremujorin e fundit të vitit 2025.
Rritja më e madhe është regjistruar te transporti me 5.9 për qind, pasuar nga pagat me 2.8 për qind, kostot tjera me 2.6 për qind, materialet ndërtimore me 2.5 për qind dhe makineritë me 0.5 për qind. Ulje është evidentuar vetëm te energjia, me 3.9 për qind.
ASK-ja njoftoi gjithashtu se, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kostoja e ndërtimit është rritur për 4.3 për qind.
Sipas raportit, ndikimin më të madh në rritjen vjetore e kanë pasur transporti me 11.5 për qind dhe pagat me 8.6 për qind, ndërsa janë rritur edhe kostot tjera, energjia, materialet dhe makineritë. /Albanianpost.com