Parashikimi i motit për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se dita e martë do të karakterizohet me mot me diell dhe vranësira të pakta në të gjithë vendin.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9 dhe 13 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 25 deri në 29 gradë Celsius, transmeton KosovaPress.

Era do të fryjë nga drejtimi verilindor me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra në sekondë./kp

Read Previous

Endokrinologe Serhati-Morina: Sëmundjet e gjëndrës tiroide prekin më shumë femrat

Read Next

​Flamuri Evropian mbush 40 vjet