GTA 6 pritet të sjellë fitime rekord, parashikohen miliona porosi paraprake
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një takim me ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimi Evropian në Shqipëri, ku në fokus kanë qenë procesi i reformave dhe avancimi i negociatave për anëtarësimin e vendit në union.
Përmes një reagimi publik, Hoxha e cilësoi takimin si një shkëmbim produktiv dhe angazhues, ku u diskutua e gjithë panorama e marrëdhënieve aktuale mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, me vëmendje të veçantë te procesi i negociatave dhe hapat e ardhshëm.
Sipas tij, gjatë takimit u ra dakord për rëndësinë e forcimit të komunikimit publik dhe informimit më të gjerë mbi procesin e integrimit evropian, si në Shqipëri ashtu edhe në vendet anëtare të BE-së, me synim rritjen e mirëkuptimit dhe mbështetjes publike.
Hoxha theksoi se zgjerimi i BE-së mbetet një proces me interes të ndërsjellë, jo vetëm për vendet kandidate, por edhe për vetë unionin, pasi – sipas tij – kontribuon në forcimin e stabilitetit, sigurisë, prosperitetit dhe qëndrueshmërisë demokratike në kontinent.
Ai falënderoi vendet anëtare për mbështetjen e vazhdueshme ndaj rrugëtimit evropian të Shqipërisë dhe ritheksoi angazhimin e institucioneve shqiptare për të vijuar dhe thelluar reformat e kërkuara në procesin e anëtarësimit.
Në përfundim, Hoxha nënvizoi se Shqipëria dhe partnerët evropianë mbeten të përkushtuar për të sjellë progres konkret për qytetarët dhe për të forcuar të ardhmen e përbashkët evropiane. /Albanianpost.com
