GTA 6 pritet të sjellë fitime rekord, parashikohen miliona porosi paraprake
Policia e Kosovës ka njoftuar ka parandaluar kontrabandimin e 2.898 litrave të vajit motorik në Herticë të Podujevës të cilat dyshohet se kanë ardhur nga territori i Serbisë, duke kaluar ilegalisht në rrugë malore.
Vaji, sipas Policisë, ishte i vendosur në 161 bidonë.
“Malli i kontrabanduar është dërguar në terminalin doganor në Merdar për procedura të mëtejshme doganore nga Dogana e Kosovës, ndërsa me autorizim të prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti ‘kalim i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose vijës kufitare & kontrabandim me mallra’”, thuhet në njoftim.
Personi i dyshuar pas intervistimit është liruar dhe rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt./koha.net