Arteta arrin një rekord që se ka bërë askush në historinë e Premier Ligës

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, e ka shkruar emrin e tij në librat e rekordeve të futbollit, pasi i udhëhoqi “Topçinjtë” drejt titullit të Premier Ligës një ndeshje para fundit.

Arsenali siguroi titullin e Premier Ligës pasi rivalët e tij, Manchester City, humbën pikë të rëndësishme në ndeshjen e tyre të javës së 37-të ndaj Bournemouth.

Spanjolli është bërë zyrtarisht ish-lojtari i parë në historinë e Premier Ligës që e fiton këtë garë si trajner.

Arteta gëzon një lidhje të thellë me futbollin anglez, pasi ka pasur një karrierë të shquar si lojtar në ligën më të lartë.

Ai ka luajtur për Evertonin nga viti 2005 deri në vitin 2011 përpara se të ishte kapiten i Arsenalit midis viteve 2011 dhe 2016.

Si trajner, spanjolli ka udhëhequr plotë 246 ndeshje në Premier Ligë me Arsenalin, teksa në të gjitha garat ka 350 ndeshje. /Telegrafi/

Read Previous

AKK: Komunat do ta dërgojnë në Kushtetuese rregulloren e Qeverisë për pranimin në shërbimin civil

Read Next

Kina konfirmon planin për blerjen e 200 avionëve Boeing nga SHBA-ja