Raporti 24-orësh i Policisë për rajonin e Gjakovës

Policia e Kosovës ka publikuar raportin 24-orësh për rajonin e Gjakovës, ku janë evidentuar disa raste të dhunës në familje, një rast i dyshuar i falsifikimit të parasë në Rahovec, si dhe një arrestim shtesë lidhur me rastin “Vrasja/Pjesëmarrja në rrahje”.

Më poshtë raporti i plotë i Policisë së Kosovës:


DHUNË NË FAMILJE

• Gjakovë 06.05.2026 – 21:30. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar dy viktimat (një femër dhe një mashkull kosovar), lidhur me rastin viktima mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe në konsultim me prokurorin kujdestar dërgohet në ndalim për 48 orë.

• Malishevë / 06.05.2026 – 22:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se dyshohet se kishte sulmuar viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

• Gjakovë / 06.05.2026 – 21:00. Është raportuar se viktima femër kosovare është sulmuar nga e dyshuara femër kosovare e cila është arrestuar dhe pas inicimit të rastit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.

FALSIFIKIM I PARASË

• Rr.Mulla Cuf, Rahovec 23.04.2026-16:07. Me 06.05.2026 është raportuar për dy kartëmonedha nga 500 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara. Monedhat janë konfiskuar. Rasti nën hetime.

Raport shtesë

VRASJA/PJESËMARRJA NË RRAHJE

• Gjakovë 05.05.2026 – 02:20. Pas një pune hetimore në lidhje me rastin është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari i dytë mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë.

Read Previous

27 vjet nga Epopeja e Çabratit

Read Next

Publikohen çmimet e derivateve për sot në Kosovë