I dyshuari për vrasjen në Gjakovë vetëdorëzohet në polici

Sot, në orët e hershme të mëngjesit, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë është njoftuar se një person i moshës madhore eshtë dërguar për trajtim mjekësor si pasojë e lëndimeve të shkaktuara nga një mjet i mprehtë.

Fillimisht, i lënduari ështe dërguar në Qendrën Kryesore te Mjekesise Familjare (QKMF), e më pas eshte transferuar në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë, ku ka ndërruar jetë.Bazuar në hetimet fillestare, dyshohet se rreth orës 02:20, pas një mosmarrëveshjeje në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Gjakovë, viktima është sulmuar me mjet të mprehtë nga një person tjetër i moshes madhore, i cili më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Njësitë relevante policore kanë reaguar menjëherë, duke dalë në vendin e ngjarjes dhe, në konsultim me Prokurorin e Shtetit, është iniciuar rasti “Vrasje”.

Si rezultat i veprimeve hetimore, janë identifikuar dy persona të dyshuar. Njëri prej tyre, me inicialet Q. S., rreth orës 09:45 eshtë vetëdorëzuar në polici dhe, me vendim të prokurorit të shtetit, është ndaluar në mbajtje për 48 orë.

Aktualisht, në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit, Policia është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme operative dhe hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Read Previous

Punësimi në Spanjë arrin nivel rekord

Read Next

Sveçla: Anëtarësimi në BE dhe NATO, garanci për stabilitet