Mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku në 24 orë në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë shqiptuar gjithsej 1 mijë e 888 gjoba trafiku, sipas statistikave të publikuara nga autoritetet policore.

Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar edhe 8 aksidente trafiku me persona të lënduar, si dhe 25 aksidente të tjera me dëme materiale.

Në të njëjtin interval kohor, policia ka arrestuar 16 persona, ndërsa 13 prej tyre janë dërguar në mbajtje.

Autoritetet vazhdojnë të bëjnë thirrje për kujdes të shtuar në komunikacion, me qëllim uljen e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë rrugore në vend.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Specialja nuk e pranon raportin e organizatës britanike

Read Next

Eksperti amerikan i mbrojtjes: SHBA t’iu kërkojë Greqisë, Rumanisë e Qipros ta njohin Kosovën