Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë

Një person është lënduar si pasojë e të shtënave me armë zjarri në rrugën “Marin Barleti” në Gjakovë.

Sipas mediumit tonë, të përfshirë në këtë rast dyshohet të jenë personat me inicialet O.B dhe A.D.

Rastin për TV Syri e ka konfirmuar Vlera Krasniqi, Zyrtare për Informim në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë.

“Sot rreth orës 14:25  kemi pranuar informatën për të shtëna me armëzjarri në rrugen “Marin Barleti” në Gjakovë.
Një person mashkull i moshës madhore ka pësuar lendime të lehta trupore.
Njesitë relevante të Policisë kanë dalë në vendngjarje dhe janë duke u ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për arrestimin e të dyshuarit.”, thuhet në njoftim. /tvsyrivision/

Read Previous

Opozita kritikon Kurtin për emërimet e reja në prag të zgjedhjeve

Read Next

Bekim Rugova me vullnet kujdeset për bagëtitë e tij