Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Një raport i fundit i organizatës së njohur për të drejtat e njeriut, Bar Human Rights Committee of England & Wales, ka konstatuar shqetësime mbi funksionimin e Gjykatës Speciale në Kosovë.
Ndonëse kjo gjykatë e ka bazën ligjore, raporti thekson se mënyra se si ajo po funksionon në praktikë ngre shqetësime serioze për drejtësi, barazi dhe legjitimitet.
Në këtë raport evidentohen parregullsi të shumta në procedurë dhe ngrihet alarm serioz për shkeljen e të drejtave të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit, Jakup Krasniqit dhe të akuzuarve të tjerë.
“Nëse këto probleme nuk adresohen, rrezikohet jo vetëm drejtësia për të akuzuarit, por edhe besimi publik dhe stabiliteti në rajon”, thuhet në raport.
Raporti konstaton domosdoshmërinë e krijimit të një mekanizmi të vazhdueshëm dhe të pavarur monitorimi të Gjykatës Speciale, me qëllim rritjen e besueshmërisë dhe sigurimin e standardeve të drejta.
Paraburgimi i gjatë dhe fakti se mundësia për lirimin e përkohshëm konsiderohet si shumë e kufizuar. Sipas raportit, struktura e gjykatës e bën lirimin e përkohshëm pothuajse të pamundur.
Në raport ngrihen dyshime për barazi të palëve , prokurorisë kundrejt vs mbrojtjes shtuar këtu edhe presionin mbi mbrojtjen dhe rolin e zgjeruar të gjyqtarëve në pyetjet e tyre. Këto krijojnë sipas ekspertëve ligjore mundësinë që mbrojtja të mos jetë në pozicion të barabartë.
Po ashtu, raporti konstaton se ekziston rreziku i përdorimit të provave me vlerë të dobët ose të paverifikuara kryesisht ato nga Serbia. Thuhet se mungon transparenca për burimin e disa provave. Nëse provat nuk janë të fuqishme, në raport thuhet se rrezikohet legjitimiteti i vendimeve.
Gjykata përbëhet vetëm nga gjyqtarë ndërkombëtarë. Mungesa e ekspertizës vendore kushtetuese ngre pikëpyetje për legjitimitetin dhe kuptimin e ligjit kosovar.
Ekspertët konstatojnë po ashtu se ka paqartësi në aplikimin e ligjit në kohë dhe në raportin mes ligjit ndërkombëtar dhe atij kosovar, gjë që krijon rrezik për interpretime të diskutueshme ligjore.
Disa procese dhe vendime në Gjykatën Speciale nuk janë publike ose nuk janë të qarta për palët. Ka shqetësime për komunikime jo transparente si ne raportimet diplomatike.
Raporti konstaton domosdoshmërinë e krijimit të një mekanizmi të vazhdueshëm dhe të pavarur monitorimi të Gjykatës Speciale, me qëllim rritjen e besueshmërisë dhe sigurimin e standardeve të drejta. /tvklan.al