Rama: BE “bekim” për ndërtimin e institucioneve, të përshpejtohet procesi i integrimit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se Bashkimi Europian është një bekim për Shqipërinë. Gjatë ekspozitës “Krizalimi” në Berlin, kreu i qeverisë theksoi se metodologjia e zgjerimit të unionit është e mbushur me pengesa.

Kryeministri Edi Rama e konsideron Bashkimin Europian një bekim për ndërtimin e institucioneve shtetërore.

Gjatë bashkëbisedimit me ambasadorin Fabricio Bucci në ambasadën italiane në Berlin, ku prezantoi disa nga pikturat dhe skulpturat e tij në ekspozitën “Krizalimi”, kreu i qeverisë shqiptare theksoi nevojën që blloku të lëvizë me ritme të shpejta drejt integrimit të Ballkanit Perëndimor.

“BE-ja është një bekim për ne, roli i saj është shumë i dobishëm për ndërtimin e institucioneve dhe ajo di si ta bëjë këtë. Është procesi më neurotik i mundshëm, por funksionon. Falë kësaj, ne kemi ndryshuar. Më parë, ata thanë fjalët e duhura, por veprimet nuk pasuan. Kur erdhi pushtimi, ata kuptuan se të gjitha palët jashtë bllokut mund të humbnin”, u shpreh Rama.

Por përtej qasjes që unioni ka për zgjerimin, Rama, thotë se Tirana zyrtare mbetet e përkushtuar për të cuar përpara detyrat e vëna për anëtarësim në Bashkimin Europian.

“Ne duhet të bëjmë atë që duhet të bëjmë. Dhe ne do të ecim përpara sepse kështu përmirësohemi. Lajmi i mirë është se nuk do të bëhemi kurrë një Gjermani, sepse nuk jemi të aftë për të. Por një ‘Itali e vogël’?”, tha kryeministri.

Sic raporton agjensia italiane Ansa, në Berlin, Rama ndau refleksione edhe për pasionin e tij si artist por edhe për transformimin e Tiranës ndër vite, që prej kohës, kur ai drejtonte bashkinë e kryeqytetit. /tvklan.al

Read Previous

Drejtuesi i federatës palestineze nuk ia jep dorën nënkryetarit të Federatës së Izraelit

Read Next

Shqetësime mbi funksionimin e Gjykatës Speciale në Kosovë