Të shtënat në darkën e gazetarëve – Ngjarja ndodhi në të njëjtin hotel ku Ronald Reagan u qëllua mbi 40 vite më parë

Incidenti i sigurisë, gjatë të cilit Presidenti Donald Trump u largua me nxitim nga skena, ndodhi në të njëjtin vend ku më shumë se 40 vite më parë një tjetër president në detyrë pothuajse humbi jetën.

Ronald Reagan u qëllua nga John Hinckley Jr. në një atentat ndërsa po largohej nga Washington Hilton më 30 mars 1981, raporton CNN, përcjell Express.

Ai u plagos rëndë nga një plumb që i shpoi një mushkëri dhe shkaktoi gjakderdhje të brendshme serioze./express

Read Previous

Parashikimi i motit për sot

Read Next

Meksika thotë se agjentët amerikanë që vdiqën në aksident, s’kishin autorizim për të operuar atje