24 orët e fundit në rajonin e Gjakovës: Raste dhune në familje dhe sekuestrim i katër armëve të gjata

Gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Gjakovës janë raportuar tri raste të dhunës në familje në Gjakovë, Malishevë dhe Rahovec, ndërsa në fshatin Batushë policia ka sekuestruar katër armë të gjata dhe 380 fishekë gjatë një kontrolli në shtëpi.

INCIDENTET KRIMINALE

DHUNË NË FAMILJE

· Gjakovë / 18.04.2026 – 16:00.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet se ka shkaktuar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

· Malishevë / 14.04.2026

Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin se ka shkaktuar dhunë ndaj viktimës mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

· Rahovec / 19.04.2026 – 18:30.

Pas një mosmarrëveshje në familje janë rrahur mes vete dy të dyshuar meshkuj kosovarë ku si pasojë lëndime trupore ka pësuar njëri prej tyre i cili ka pranuar tretman mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Fsh. Batushë, Gjakovë/ 19.04.2026 – 23:45.

Tek i dyshuari mashkull kosovar gjatë kontrollit në shtëpinë tij janë gjetur dhe konfiskuar katër armë të gjata dhe 380 fishekë. Po ashtu është arrestuar edhe i dyshuari tjetër kosovar i cili ka deklaruar se armët janë të tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Read Previous

Mbahet pritje ngushëlluese për Eliot Engel në New York

Read Next

Byroja për Konfiskimin e Pasurisë, Kurti: Nuk mund të ketë rrogë të vogël e fitim të madh