Alarm në Prizren për mjet të dyshuar shpërthyes, ndërhyn FSK-ja – del të jetë i parrezikshëm

Një rast që fillimisht dyshohej si i rrezikshëm është raportuar në Prizren, ku një qytetar ka dorëzuar në polici një mjet për të cilin dyshohej se mund të ishte shpërthyes.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Lubizhdë, ndërsa në stacionin policor është paraqitur një qytetar, i cili kishte sjellë një mjet të dyshuar të vendosur në rimorkion e multikultivatorit të tij.

Sipas deklarimit të tij, ai zakonisht merret me mbledhjen e hekurishteve në fushë dhe mjetin e kishte gjetur një ditë më parë, ndërsa sot kishte dyshuar se mund të ishte i rrezikshëm.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka njoftuar menjëherë prokurorin e shtetit, ndërsa është kërkuar edhe ndërhyrja e njësive përkatëse.

Në vendngjarje ka dalë njësiti i FSK-së rreth orës 16:30, i cili pas ekzaminimit ka konstatuar se mjeti nuk është shpërthyes dhe nuk paraqet rrezik.

Rasti është trajtuar dhe nuk ka pasur rrezik për qytetarët.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Inflacioni në Kosovë arrin në 6.7%, rriten çmimet e konsumit dhe transportit

Read Next

Tyson Fury rikthehet me fitore, sfidon Anthony Joshua