GTA 6 pritet të sjellë fitime rekord, parashikohen miliona porosi paraprake
Policia e Kosovës ka publikuar raportin 24-orësh për rajonin e Gjakovës, ku janë evidentuar disa raste që lidhen me posedim të paautorizuar të narkotikëve, armëmbajtje pa leje dhe dhunë në familje.
Më poshtë gjendet raporti i plotë:
POSEDIM I PAAUTORIZUAR I NARKOTIKËVE, SUBSTANCAVE PSIKOTROPE DHE ANALOGE
· Rr. Gasper Karaqi, Gjakovë 01.04.2026-13:15. Është raportuar se është gjetur një kuti në të cilën kishte materie të dyshuar narkotike të llojit marihuanë. Njësia policore ka konfiskuar substancën narkotike rreth 5 gram, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime.
· Rr.Mulla Cufa, Rahovec 01.04.2026-19:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që gjatë kontrollit të tyre dhe në veturën e tyre janë gjetur dhe konfiskuar 8 qese me substancë narkotike të llojit marihuanë me peshe prej 7.45 gram. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
ARMËMBAJTJE PA LEJE
Fsh. Duzhnje, Gjakovë / 01.04.2026 – 00:17. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që, gjatë kontrollit i janë gjetur një AK-47, një pistoletë dhe 44 fishekë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
DHUNË NË FAMILJE
Gjakovë 01.04.2026-17:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se e ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin i dyshuari nën përcjellje të policisë është dërguar për trajtim mjekësor dhe në konsultim me prokurorin kujdestar i është lëshuar masa e ndalimit për 48 orë.