Irani thotë se po pret trupat tokësore amerikane për t’i sulmuar

Mediat iraniane, përfshirë agjencinë zyrtare të lajmeve IRNA, kanë publikuar një mesazh nga kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, për të shënuar 30 ditë që nga fillimi i luftës.

Komentet e tij vijnë pas njoftimit të SHBA-së se rreth 3,500 personel kanë mbërritur në rajon me anijen luftarake USS Tripoli.

Në mesazh, Ghalibaf thotë se “armiku sinjalizon negociata publikisht, ndërsa në fshehtësi komploton një sulm tokësor”.

Ai ka shtuar se SHBA-ja, “me një listë me 15 pika, po paraqet dëshirat e saj dhe po ndjekë atë që nuk po e arrin në luftë”.

Ghalibaf ka thënë gjithashtu se forcat iraniane po “presin që ushtarët amerikanë të hyjnë në tokë në mënyrë që të mund të qëllojnë me zjarr mbi ta”.

Lidhur me e dorëzimit të Iranit, Ghalibaf ka thënë në arabisht se mesazhi i Iranit është “i qartë” dhe se nuk do të pranojë “poshtërim”.

Gazeta “Washington Post” ka raportuar të shtunën se Pentagoni është duke u përgatitur për operacione tokësore në Iran.

Raporti vjen teksa presidenti amerikan, Donald Trump, këmbëngul se janë rrugës për realizimin e objektivave të luftës ndaj Iranit. 

Mirpëo, sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, ka deklaruar të premten se SHBA-ja mund të arrijë qëllimet e saj në Iran “pa trupa tokësore”./koha.net

Read Previous

Amir Rrahmani nesër në Kosovë, të martën në “Fadil Vokrri”

Read Next

Turqia nuk ushtron në Prishtinë