Turqia nuk ushtron në Prishtinë

Federata e Futbollit e Turqisë e ka publikuar programin e përfaqësueses turke për të hënën.

Përfaqësuesja e Turqisë zhvillon stërvitje paradite në qendrën stërvitore të saj, ndërsa më pas udhëton për në Kosovë. Në ora 18:00 është e planifikuar një ecje e lojtarëve në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri”, kurse në 18:15 është konferenca zyrtare. Në konferencë do të paraqiten selektori Vincenzo Montella dhe një lojtar.

Edhe Kosova po e praktikon që mos të ushtrojë në stadiumin e ndeshjes, një ditë para lojës në udhëtim. Në Bratislavë kishte vetëm ecje në stadium nga lojtarët e Kosovës.

Kosova e Turqia përballen të martën nga ora 20:45 për vend në Botërorin në SHBA, Kanada e Meksikë./koha.net

Read Previous

Irani thotë se po pret trupat tokësore amerikane për t’i sulmuar