Nait Hasani i ashpër me ekspozitën skandaloze të Gashit: Krim monstruoz, të gjykohet dhe dënohet autori

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, i mbijetuar i masakrës së Dubravës ka reaguar ashpër ndaj ekspozitës së bazuar në librin e Shkëlzen Gashi.

Një ekspozitë të tillë ai e ka quajtur krim monstruoz.

Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se aty nuk tregohet e vërteta, por rrenat dhe mashtrimet serbe.

“24 vjet kujtesë e dhembje nga ai krim që u bë mbi të burgosurit shqiptar në këtë burg nga gardianet, nga serbët e burgosur, nga policët serbë, nga ushtarët serbë, pra nga institucionet e shtetit të Serbisë. Dhe po sot në sheshin e Prishtinës ekspozita për krimet e luftës dhe fotoja masakra në burgun e Dubravës me tmerron me këto mashtrime, gënjeshtra dhe të pavërteta për këtë krim e gjenocid të shtetit të Serbisë kundër të burgosurve shqiptarë. Aty nuk tregohet e vërteta, aty tregohen rrenat e mashtrimet serbe dhe të agjenteve të Serbisë”, ka shkruar ai.

Ai e ka kritikuar edhe Kuvendin e Kosovës që e ka mbështetur këtë ekspozitë.

“Dhe kjo ekspozite e financuar nga Kuvendi i Kosovës me këso të pavërteta e mashtrime, ku në këtë Kuvend të Kosovës kemi mbajtur fjalime e nxjerrë rezolutë për Masakrën në Burgun e Dubravës, e të lejohet e financohet në emër të Kuvendit kjo ekspozitë është krim duke vrarë bashkë me autorin dhe njëherë të burgosurit e burgut të Dubravës dhe shkelur gjakun e të vrarëve në këtë burg nga institucionet e shtetit të Serbisë. Për këtë krim të qëllimshëm nga autori i këtij shkrimi e ekspozite, kërkoj nga institucionet e drejtësisë gjykim e dënim për këtë krim monstruoz”, ka shkruar ai. /Nacionale/

Read Previous

Ekspozita skandaloze, Durmishi: Për shkak të kësaj narrative, Shkëlzen Gashin e kam përzënë nga zyrat e VV-së

Read Next

Rama përkrah veprimin e Prokurorisë Speciale rreth ekspozitës së Shkëlzen Gashit