Rama përkrah veprimin e Prokurorisë Speciale rreth ekspozitës së Shkëlzen Gashit
Ish-ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka reaguar lidhur me ekspozitën për masakrat e ndodhura në Kosovë, autor i së cilës është Shkëlzen Gashi.
Ai ka treguar se për shkak të narratives së Gashit ndaj luftës në në vitin 2005 e kishte përzënë nga zyrat e LVV-së.
Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se tendenca e Gashit për deformua luftën e UÇK-së ka qenë e papranueshme.
“Për shkak të kësaj narrative të Shkëlzen Gashit, në vitin 2005, pas një përplasjeje të ashpër, personalisht e kam përzënë nga zyrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Tendenca e tij për të deformuar historinë tonë dhe luftën e drejtë të UÇK-së ka rezultuar me përjashtimin e tij nga Lëvizja. Është e papranueshme që ekspozita dhe vepra të tilla të marrin leje dhe të financohen nga institucionet tona Deformime të tilla nuk janë thjesht të pavërteta, ato janë fyerje e rëndë për sakrificën tonë dhe vrasje e dytë për të gjithë ata që dhanë jetën për liri dhe çlirim”, ka shkruara ai. /Nacionale/