Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Real Madridi e ka mposhtur për herë të dytë Manchester Cityn për vend në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Pas fitores 3:0 në Madrid javën e kaluar, Reali fitoi 2:1 të martën mbrëma në Manchester. Dhe me rezultatin e përgjithshëm 5:1 e eliminoi Cityn në një të tetën e finales.
Gjiganti anglez megjithatë ia doli të barazojë rezultatin në 1:1. Erling Haaland shënoi në minutën e 41-të.
Me rezultatin e barabartë përfundoi pjesa e parë.
Në të dytën, madrilenët e menaxhuan lojën dhe mbajtën rezultatin e barabartë deri në minutat shtesë. Vinicius Junior e shënoi golin e fitores në minutën e 93-të, kur tashmë dihej që Madridi do të jetë skuadra e kualifikuar./koha.net