Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e ndodhur të hënën në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur.
Sipas njoftimit të Policia e Kosovës, i dyshuari është pronari i një lokali, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë në drejtim të dy viktimave. Pas incidentit, ai është vetëdorëzuar në polici, duke dorëzuar edhe një revole.
Rasti është iniciuar si “vrasje e rëndë”. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar pesë gëzhoja si dhe një mjet i mprehtë (thikë). Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Pas intervistimit nga organet kompetente, i dyshuari është ndaluar me vendim të prokurorit dhe është dërguar në mbajtje. /RTKlive