24 orët e fundit në rajonin e Gjakovës: Pesë të arrestuar për bixhoz të paligjshëm, narkotikë dhe dhunë në familje

Gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Gjakovës, policia ka ndërmarrë disa aksione ku janë arrestuar persona të dyshuar për organizim të bixhozit të paligjshëm, posedim të narkotikëve dhe dhunë në familje, ndërsa ndaj tyre janë shqiptuar masat përkatëse me vendim të prokurorit.

INCIDENTET KRIMINALE

 

ORGANIZIMI I SKEMAVE PIRAMIDALE DHE BIXHOZIT TË PALIGJSHËM

Malishevë 12.03.2026-20:55.

Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit brenda një lokali janë hasur duke luajtur bixhoz. Në lokal janë hasur edhe aparate të lojërave të fatit, te cilat me vendim të prokurorit janë sekuestruar , ndërsa te dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

 

POSEDIM I PAAUTORIZUAR I NARKOTIKËVE, SUBSTANCAVE PSIKOTROPE DHE ANALOGE

Rr. Gëzim Hamza, Rahovec 12.03.2026-21:50.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar 6.98 gram substancë e dyshuar narkotike. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

 

DHUNË NË FAMILJE

Gjakovë 12.03.2026-22:00.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy viktimat femra kosovare. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

 

Read Previous

Raketat balistike godasin Izraelin verior gjatë natës, dhjetëra të plagosur

Read Next

Ushtari francez vritet në një sulm me dron ndaj një baze në Irak, Macron reagon menjëherë