Arrestohet një i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar

Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë të dyshuarin që kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar për ‘bashkim kriminal, evazion fiskal dhe mashtrim’.

“Me datë 11.03.2026 rreth orës 23:00, Policia e Kosovës gjegjësisht zyrtarët policorë nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në bashkëpunim dhe koordinim me njësitet tjera të policisë, kanë bërë arrestimin e shtetasit mashkull kosovar M. Sh., pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me urdhërarrest ndërkombëtar lëshuar nga autoritetet e Maqedonisë për veprat penale ‘bashkim kriminal, evazion fiskal dhe mashtrim”, njofton Policia e Kosovës. 

Me urdhër të prokurorit, i arrestuari dërgohet në ndalim policor për 48 orë për të vazhduar me procedurat tjera ligjore. /RTKlive

Read Previous

​“Blindohet” Parlamenti në Shqipëri, pritet seancë e tensionuar

Read Next

​Tahiri: Kosova në krizën më të rëndë pas pavarësisë, ekonomia buzë kolapsit