Nis takimi i presidentes Osmani me krerët e partive politike, s’merr pjesë LVV-ja

Ka nisur takimi i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, me përfaqësuesit e partive politike për caktimin e datës së zgjedhjeve. 

Në takim kanë shkuar krerët e partive politike PDK, LDK e AAK. Vetëvendosja ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë pasi e ka vlerësuar dekretin kundërkushtetues, rrjedhimisht edhe takimin për zgjedhjet. 

Presidentja Osmani të premten ka nxjerrë dekretin për shpërndarjen e Kuvendit.

Sipas Ligjit, zgjedhjet e parakohshme duhet të mbahen brenda 45 ditësh, por jo më herët se 30 ditë. /Koha.net/

Read Previous

LVV do ta dërgojë në Kushtetuese dekretin e Osmanit

Read Next

Ambasada e Italisë: Shpresojmë në zgjidhje të shpejtë dhe konstruktive për çështjen e presidentit