Ambasada e Italisë: Shpresojmë në zgjidhje të shpejtë dhe konstruktive për çështjen e presidentit

Ambasada e Italisë në Kosovë ka shprehur shqetësimin për zhvillimet e fundit në vend sa i përket presidentit. 

Nga kjo ambasadë është thënë se shpresojnë që të gjendet një zgjidhje e shpejtë për ta tejkaluar bllokadën aktuale politike. 

“Po i ndjekim me vëmendje të madhe zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe me disa shqetësime, veçanërisht dështimin për të zgjedhur presidentin e Republikës. Shpresojmë sinqerisht që të gjendet një zgjidhje e shpejtë dhe konstruktive, duke i lejuar vendit të ecë përtej ngërçit aktual dhe të rifokusohet në avancimin e reformave shumë të nevojshme dhe prioriteteve të përbashkëta”, thuhet në reagimin e ambasadës. /Koha.net/
 

Read Previous

Nis takimi i presidentes Osmani me krerët e partive politike, s’merr pjesë LVV-ja

Read Next

Britania arreston katër persona, dyshohen se ndihmonin shërbimin sekret të Iranit