24 orët e fundit në rajonin e Gjakovës: Vjedhje e rëndë, një rast dhune dhe gjetje të mjeteve të pashpërthyera

Gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Gjakovës është raportuar një rast i vjedhjes së rëndë, një incident i dhunës në familje si dhe dy raste të gjetjes së mjeteve të dyshuara shpërthyese, për të cilat autoritetet kanë ndërmarrë veprimet përkatëse të sigurisë dhe hetimit.

VJEDHJE E RËNDË

Gjakovë/ 03.03.2026 – 19:00.

Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga vetura e tij i janë vjedhur stoli ari dhe para të gatshme në vlerë të konsiderueshme. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, kurse njësitet policore janë duke hetuar rastin.

 

DHUNË NË FAMILJE

Gjakovë/ 03.03.2026 – 18:00.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje me viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt.

GJETJE E MJETIT TË PASHPËRTHYER

·         Rahovec /03.03.2026-08:10.

Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gjatë pastrimit të oborrit, ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes ndërsa njësiti për deminim EOD ka tërhequr mjetin e dyshuar.

·         Gjakovë/03.03.2026-09:25.

Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gjatë pastrimit në një objekt, ka hasur në dy mjete të dyshuara. Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes ndërsa njësiti për deminim i KFOR-it kanë tërhequr mjetet e dyshuara.

Read Previous

A është kjo foto shumë e fortë?”, Griezmann i hakmerret Barcelonës me një postim

Read Next

Irani gjuan me dron një nga rafineritë më të madhe të naftës në Arabinë Saudite