24 orët e fundit në rajonin e Gjakovës: Vjedhje e rëndë, narkotikë, dhunë në familje dhe arrestim i një personi të kërkuar

Gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Gjakovës janë raportuar raste të vjedhjes së rëndë, posedimit të paautorizuar të narkotikëve dhe dhunës në familje, si dhe është realizuar arrestimi i një personi të kërkuar në bazë të urdhëresës së gjykatës. Autoritetet kanë njoftuar se rastet janë në procedurë hetimore dhe ligjore.

INCIDENTET KRIMINALE

VJEDHJE E RËNDË

Rr. Adem Jashari, Malishevë 26.02.2026 – 17:10-20:30.

Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe nga aty kanë vjedhur: para, një sasi ari dhe një pistoletë. Në vendngjarje është gjetur një pushkë gjuetie me 22 copë fishekë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti është duke u hetuar.

POSEDIM I PAAUTORIZUAR I NARKOTIKËVE

Rr. Fehmi Agani, Gjakovë 26.02.2026 – 22:00.

Gjatë kontrollit në trup tek i dyshuari mashkull kosovar, janë gjetur dhe konfiskuar një sasi substance që dyshohet të jetë narkotike e llojit marihuanë në peshë 3.52 gramë. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

DHUNË NË FAMILJE

Fshati Llashkadrenoc, Malishevë 24.02.2026 – 21:00.

Me 26.02.2026 është arrestuar e dyshuara femër kosovare dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

NGJARJET ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR SP.

Rahovec 26.02.2026 – 20:19.

Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe është dërguar në vuajtje të dënimit.

Read Previous

Gjykata gjermane: AfD nuk mund të quhet organizatë kundërkushtetuese

Read Next

Tri premiera këtë fundjavë – horror, romancë dhe thriller në Kino “Hyrije Hana”