GTA 6 pritet të sjellë fitime rekord, parashikohen miliona porosi paraprake
Një i mitur në Drenas dhe një vajzë në Malishevë janë raportuar të zhdukur gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, në Drenas babai ka raportuar zhdukjen e djalit të mitur, raporton “Betimi për Drejtësi“.
“Rr. Asllan Fazlia, Drenas 25.02.2026-17:30. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se djali i tij- i mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Rasti duke u hetuar.
Kurse, në Malishevë nëna raprotoi se i është zhdukur vajza me probleme mendore.
“Malishevë 25.02.2026-22:50. Ankuesja ka raportuar se vajza e saj me probleme mendore ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftim. /BetimipërDrejtësi