BE-së i kërkohet që të ndërmarrë masa të shpejta kundër Google
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë më 27 shkurt pritet të nisë një proces i ri gjyqësor ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, i ndarë nga gjykimi kryesor për krime lufte ku ai akuzohet bashkë me ish-krerët e tjerë të UÇK-së.
Në këtë rast të veçantë, Thaçi akuzohet për vepra që lidhen me pengim të drejtësisë, së bashku me Bashkim Smakajn, Isni Kilajn, Fahri Fazliun dhe Hajredin Kuçin. Ndryshe nga procesi kryesor, katër prej të akuzuarve do të mbrohen në liri pasi gjykata u ka miratuar lirimin me kushte, ndërsa Thaçi mbetet në paraburgim.
Për shkak të statusit të tij në paraburgim, ai pritet të marrë pjesë në seancat e para përmes videolidhjes dhe jo fizikisht në sallën e gjyqit. Ky është gjithashtu faktori që e ka penguar të kërkojë lirim me kusht në këtë procedurë.
Fillimi i gjykimit ishte shtyrë për disa ditë me kërkesë të mbrojtjes, për t’u përgatitur për procedurat. Sipas planifikimit aktual të gjykatës, dëshmitarët në këtë çështje pritet të përfundojnë dëshmitë brenda fillimit të marsit.
Procesi për pengim të drejtësisë zhvillohet paralelisht me gjykimin kryesor për krime lufte ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së, duke e bërë Thaçin të përballet njëkohësisht me dy procedura të ndara në Hagë. /Albanianpost.com
Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.