Buxheti 2026, Murati: Është i përkohshëm dhe emergjent

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar gjatë seancës plenare për shqyrtimin e Projektbuxhetit 2026 se ky buxhet është i përkohshëm dhe emergjent.

Ai ka theksuar se gjatë ditës së djeshme në komision janë shqyrtuar të gjitha amendamentet dhe ka rikujtuar rëndësinë e urgjencës së miratimit.

“Gjatë ditës së djeshme në komision kemi shqyrtuar të gjitha amendamentet dhe ajo që mund të them është ta rikonfirmoj atë që e tha edhe deputeti Besnik Tahiri, sapo e tha dhe e kërkoi të konfirmohet. Siç e kemi thënë edhe në fillim, ky është një buxhet i përkohshëm, emergjent, dhe për këtë arsye ne si Qeveri nuk ua kemi dhënë hapësirën as ministrive që i kanë marrë dikasteret e tyre përsipër që të bëjnë ndryshime, duke konsideruar se nuk kemi shumë kohë për të bërë ndryshimet e nevojshme dhe në mënyrë cilësore, në mënyrë që ato pastaj të mos reflektojnë me probleme gjatë rrugës”, ka thënë Murati.

/GazetaSinjali/

Read Previous

AUV asgjëson afro 8 mijë produkte për fëmijë të llojeve “Aptamil” dhe “Nutricia Bebelac”

Read Next

Opsionet e Kosovës në mungesë të kapitenit Rrahmani