GTA 6 pritet të sjellë fitime rekord, parashikohen miliona porosi paraprake
Policia në rajonin e Gjakovës gjatë 24 orëve të fundit ka ndërmarrë disa veprime operative, ku janë arrestuar persona të dyshuar për armëmbajtje pa leje, kanosje ndaj personit zyrtar dhe posedim të paautorizuar të substancave narkotike, ndërsa është raportuar edhe një rast i personit të zhdukur.
NCIDENTET KRIMINALE
ARMËMBAJTJE PA LEJE
Fsh. Lugbunar, Gjakovë 19.02.2026-18:39.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i është gjetur dhe konfiskuar një armë e gjatë (pushkë). I dyshuari është dërguar në tretman mjekësor dhe ndaj të njëjtit me vendim të prokurorit është shqiptuar masa e ndalimit.
KANOSJE NDAJ PERSONIT ZYRTAR
Rr. Avdullah Babalija, Gjakovë 19.02.2026-16:15
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti në shenjë pakënaqësie me një fletëthirrje për kundërvajtje, ka kanosur zyrtarin policor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Raporti Shtesë: POSEDIMI I PAAUTORIZUAR I SUBSTANCAVE NARKOTIKE
Rr. Mark Malota, Gjakovë 13.02.2026 – 00:20.
Lidhur me rastin, më datë 19.02.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
RASTET TJERA – NGJARJET: PERSON I ZHDUKUR
Rr. Nik Hajdari, Gjakovë 19.02.2026-13:00.
Dëshmitari mashkull kosovar, ka njoftuar se vajza e tij me probleme psikike është larguar nga shtëpia dhe se nuk e din lokacionin e saj.