GTA 6 pritet të sjellë fitime rekord, parashikohen miliona porosi paraprake
Gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Gjakovës, policia ka arrestuar disa persona të dyshuar për dhunë në familje si dhe një person për mosrespektim të urdhrit të gjykatës, ndërsa rastet po trajtohen në procedurë penale.
MOSPËRFILLJE E URDHRIT TË GJYKATËS
Rahovec/ 15.02.2026 – 20:00.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi ai nuk ka respektuar urdhrin e gjykatës ndaj viktimës femër kosovare, duke e larguar viktimën nga shtëpia me tre fëmijët e tyre. Viktima kishte urdhër mbrojtje. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE ·
Gjakovë /15.02.2026-10:00.
Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht vëllain e tij kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
· Gjakovë/ 15.02.2026 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje