Banorët e rrugës “Lekë Dukagjini”, probleme me ndriçimin publik nga tetori 2025
Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Prishtinë, Novobërdë, Malishevë, Gjakovë dhe Zveçan. Dy të dyshuar u dërguan në mbajtje.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, në Prishtinë dyshohet se një person ushtroi dhumë fizike ndaj familjarit të tij, raporton “Betimi për Drejtësi“.
“Prishtinë/ 11.02.2026 – 20:30. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit palët pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.
Në Novobërdë, një person dyshohet se kanosi një grua.
“Novobërdë/11.02.2026-08:20. Është raportuar se viktima femër kosovare është kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, njofton Policia.
Ndërsa, në Malishevë u arrestua një person nën dyshimin se ushtroi dhunë fizike dhe psikike ndaj një gruaje.
“Malishevë/ 11.02.2026 – 21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.
Në anën tjetër, edhe në Gjakovë është arrestuar një person nën dyshimin se ka kanosur dhe ofenduar një grua.
“Gjakovë /11.02.2026-23:00 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se kishte kanosur dhe ofenduar verbalisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.
Kurse, në Zveçan u arrestua i dyshuari se sulmoi fizikisht një familjar të tij.
“Zveçan/11.02.2026-17:35 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt”, njofton Policia. /BetimipërDrejtësi