Kurti për seancën konstituive: Besoj që do të shkojë mbarë e mirë gjithçka

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se nesër do t’i përgjigjen obligimit për seancë konstituive të Kuvendit që orë më parë u thirr nga presidentja e shtetit, Vjosa Osmani, për të mërkurën e 11 shkurtit nga ora 12:00.

“Nesër do t’i përgjigjemi obligimit për seancë konstituive dhe besoj që do të shkojë mbarë e mirë gjithçka”, ka deklaruar shkurt Kurti para gazetarëve.

Ndërkohë sot nga ora 17:00 kryetari i Kuvendit i ka thirrur në takim liderët e subjekteve politike për të folur rreth përgatitjes së seancës së nesërme konstituive. /RTKlive

Read Previous

Vengu: Drejtësia nuk mund të barazojë çlirimtarët me agresorët

Read Next

Grevat e punonjësve të hekurudhave dhe aeroporteve në Itali do të prishin udhëtimet e mijëra udhëtarëve këtë muaj