Nafta drejt 100 dollarëve për fuçi pas sulmeve në Detin e Kuq
Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu, ka reaguar lidhur me kërkesën e Prokurorisë në Hagë për dënimin me nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.
Vengu ka theksuar se revolta ndaj kërkesës për dënime maksimale buron nga nevoja që drejtësia të jetë e ndershme dhe historikisht e përgjegjshme. Sipas tij, paraburgimi mbi pesë vjet dhe natyra e akuzave janë shndërruar në instrument për të përmbysur dallimin mes agresorit dhe viktimës, ndërkohë që krimet e dokumentuara të aparatit shtypës serb ndaj shqiptarëve të Kosovës mbeten të pandëshkuara.
Ministri i Mbrojtjes vlerëson se përpjekjet për të barazuar drejtuesit e UÇK-së me gjenocidarët e Srebrenicës mbështeten në akuza të fabrikuara, të ndikuara nga faktorë të jashtëm, përfshirë ndikimin rus në institucionet ndërkombëtare.
Tutje Vengu ka thënë se, kjo padrejtësi e institucionalizuar rihap plagë historike dhe minon besimin e popujve në institucionet e paqes, duke delegjitimuar të drejtën ndërkombëtare dhe parimin e vetëvendosjes së popujve.
Ai ka nënvizuar se e ardhmja e Kosovës, e Serbisë dhe stabiliteti i rajonit mund të ndërtohen vetëm mbi një drejtësi të besueshme, të paanshme dhe historikisht të përgjegjshme, dhe jo mbi barazimin e çlirimtarëve me gjenocidarët. /RTKLive