Postoi në rrjete sociale fotografi me armë, arrestohet i dyshuari

Policia ka hetuar një rast të ekspozimit të armës në rrjete sociale dhe ka arrestuar një person të dyshuar për këtë çështje.

Në bazë të raportit ditor, policia ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar në fshatin Krenidell në Kamenicë më 06.02.2026.

Sipas policisë, i dyshuari kishte publikuar në rrjete sociale një fotografi deri sa po ekspozonte armën.

E pas arrestimit, gjatë kontrollit policia nga i dyshuari ka konfiskuar një revole me gaz.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.

Rasti është iniciuar si armëmbajtje pa leje. /Kallxo.com

Read Previous

Zbulohet sa ka fituar Cristiano Ronaldo gjatë kohës që ishte në grevë te Al Nassr

Read Next

U arrestuan për para false, policia u gjeti tre personave edhe drogë