Policia e Kosovës: Një aksident me fatalitet, 43 të tjera me të lënduar në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.

Sipas raportit, në këtë periudhë është regjistruar një aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë shënuar 43 aksidente me të lënduar.

Policia ka vazhduar zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 2148 gjoba trafiku.

Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 38 persona, prej të cilëve 14 i ka dërguar në mbajtje, 1 në ndalim policor dhe 1 në vuajtje të dënimit. /RTKlive

Read Previous

Mercedes, Wolff: Po nisim një epokë të re në F1 me ambicje të qarta

Read Next

Shqipëri | Mbi 20 mijë vizitorë vizituan sitet kulturore gjatë janarit