Policia e Kosovës: 55 aksidente trafiku në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.

Sipas raportit, në këtë periudhë nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar13 aksidente me të lënduar dhe 42 të tjera me dëme materiale.

Policia ka vazhduar zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 2669 gjoba trafiku.

Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 21 persona, prej të cilëve 19 i ka dërguar në mbajtje dhe 2 në vuajtje të dënimit. /RTKlive

Read Previous

Sot në Prishtinë mbahet “Dita e Biznesit Francez në Kosovë”

Read Next

Program i përbashkët Kosovë–Izrael për qëndrueshmëri mjedisore