AI hyn fuqishëm në Hollywood, Netflix e përdor në qindra filma
Sot rreth orës 12:00, Policia e Kosovës ka marrë informacion nga Emergjenca e Spitalit në Gjakovë se një grua e moshës madhore është dërguar për tretman mjekësor, pasi dyshohet se ka qenë viktimë e helmimit.
Rastin për TV Syri e ka konfirmuar Vlera Krasniqi, zyrtare për informim dhe marrëdhënie me publikun në DRP-Gjakovë.
“Sot rreth orës 12:00 kemi pranuar informaten nga Emergjenca e Spitalit në Gjakovë se një femer e moshes madhore është dërguar për tretman mjekësorë që dyshohet si pasojë e helmimit.
Njesitë e nevojshme policore janë përgjigjur menjëherë në rast në qendren Emergjente dhe në vendbanimin e saj. Me udhëzim të prokurorit kujdestar është inicuar rast “Vetëvrasje në tentativë” ndërsa
Policia po vazhdon me hetimet për të zbardhur detajet e plota të rastit.”Vlera Krasniqi