Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, Njësia Ferizaj, në koordinim dhe bashkëpunim me Agjencinë Kosovare të Inteligjencës (AKI) dhe me asistencën e njësive policore të trafikut – autostradës, kanë realizuar një operacion policor në autostradën Doganaj–Kaçanik.
Sipas Policisw, mbrëmë rreth orës 20:30, policia ka ndaluar për kontroll një veturë me targa të Maqedonisë së Veriut, nën dyshimin se po përdorej për trafikim të lëndëve narkotike. Në veturë ndodheshin dy persona meshkuj, shtetas të Maqedonisë së Veriut.
Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësi të provave materiale 20 paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë rreth 6.4 kilogramë, 6 paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit heroinë, me peshë rreth 3.2 kilogramë, dy telefona mobilë dhe një veturë.
Sipas vlerësimeve fillestare, vlera e tregut e kësaj sasie të lëndëve narkotike arrin rreth 80 mijë euro.
Të gjitha veprimet hetimore janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj. Me aktvendim të prokurorit kujdestar, pas intervistimit, dy të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë. /KosovaPress/