Autoritetet po hetojnë rrethanat e dëmtimit të librit fetar në Gjakovë

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Shermet Elezaj, ka bërë të ditur se dje në zonën e Çabratit në Gjakovë është gjetur një libër fetar i dëmtuar, ndërsa rasti është duke u hetuar.

“Dje, në zonën e  Çabratit në Gjakovë, është gjetur një libër fetar i dëmtuar. Aktualisht nuk dihet se kush e ka kryer këtë veprim dhe as cili ka qenë qëllimi.

Lidhur me ngjarjen është njoftuar prokurori i prokurorisë speciale, përderisa jemi duke ndërmarr veprimet e nevojshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”

Read Previous

Bordi i Paqes mirëpret edhe zyrtarisht Shqipërinë si anëtare themeluese e organizatës

Read Next

Shqipëria dhe Kosova: Tranzicioni i gjelbër që mbeti në shina