Lavrov i kërkon Rubios ndalimin e dërgesave të armëve për Ukrainën
Një aksident trafiku ka ndodhur sot paradite në fshatin Plançor të Gjakovës, ku një veturë ka shkelur një këmbësor.
Sipas informatave zyrtare, i lënduari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Raporti i plotë i Policisë së Kosovës:
“Sot, rreth orës 11:40, në fshatin Plançor-Gjakovë, ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit, këmbësori ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Pas marrjes së ndihmës mjekësore, ai është liruar nga spitali. Rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor.” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Policia e Kosovës vazhdimisht apelon për kujdes të shtuar në komunikacion, veçanërisht në zonat e banuara, me qëllim të parandalimit të rasteve të tilla. /tvsyrivision/