Shtetasi i Shqipërisë vetëplagoset me pistoletë në Prishtinë

Një shtetas i Shqipërisë është vetëplagosur me armë në Prishtinë të premten. 

Ai është dërguar në QKUK, ndërsa Policia ka konfiskuar pistoletën. 

“Raportohet se është vet-plagosur me armë zjarri i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, ku kanë konfiskuar një arme zjarri pistoletë me një karikator pa fishek. Lidhur me rastin janë intervistuar edhe dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së. /Koha.net/

Read Previous

​KQZ: Rinumërimi përmbyllet javën e ardhshme, pastaj rezultatet përfundimtare

Read Next

Arteta: Askush nuk ka më shumë uri për të fituar Premier Ligën me Arsenalin sesa unë