Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Policia e Kosovës ka hapur hetime për veprën penale armëmbajtje pa leje pasi gjatë kontrollit në disa shtëpi pa banorë në fshatin Llozno në Leposaviq, ka gjetur armë, fishekë e uniforma të Serbisë.
Policia ka njoftuar në raportin 24-orësh se ngjarja ka ndodhur më 21 janar 2026, rreth orës 18:00. Pas zbulimit të gëzhojave në rrugë, policia ka kryer kontroll në tri shtëpi pa banorë, ku janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e konsiderueshme provash materiale.
“Gjatë kontrollit në tri shtëpi-pa banorë, si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar: 80 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, një rrethatore, dy gëzhoja, disa çanta ushtarake, një uniformë me simbole të Serbisë, një maskë ushtarake, dy baza me barot për mbushje, një qese me sfera metalike, dy gota barot për mbushje të fishekëve, 140 kapsula për fishekë, tri vegla pune dhe disa gëzhoja të fishekëve”, thuhet në raport.
Të gjitha provat janë konfiskuar nga policia, ndërsa rasti po hetohet nga organet kompetente. /RTKlive