AI hyn fuqishëm në Hollywood, Netflix e përdor në qindra filma
Prishtinë- Dy të dyshuar janë arrestuar në Prishtinë nën dyshimin se gjatë kontrollit u janë gjetur dy armë zjarri dhe 120 fishekë gjuetie.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti ka ndodhur të shtunën në rrugën “Ymer Alushani” në Prishtinë dhe u iniciua si “Armëmbajtje pa leje”.
“Rr. Ymer Alushani, Prishtinë/17.01.2026-12:19. Janë arrestuar dy të dyshuar m/k pasi gjatë kontrollit te të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar dy armë zjarri dhe 120 copë fishekë gjuetie. Gjatë kontrollit në shtëpitë e të dyshuarve në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar edhe disa USB të kompjuterëve. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. /BetimipërDrejtësi