Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës janë evidentuar raste të armëmbajtjes pa leje, dhunës në familje si dhe arrestimi i një personi të kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar. Për të gjitha rastet, organet kompetente kanë ndërmarrë veprimet përkatëse ligjore.
INCIDENTET KRIMINALE
ARMËMBAJTJE PA LEJE
Rahovec 12.01.2026-11:00. Gjatë kontrollit në shtëpinë dhe objektet përcjellëse në pronësi të dyshuarit mashkull kosovar është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë pa municion. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
DHUNË NË FAMILJE
Malishevë 07.01.2026-NN. Me 12.01.2026 viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje ishte kanosur nga e dyshuara femër kosovare. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti po trajtohet ne gjendje te lire.
RASTET TJERA – NGJARJET:
URDHËR ARREST NDËRKOMBËTAR
Malishevë 12.01.2026 – 15:30. Në bazë të urdhër-arrestit ndërkombëtar INTERPOL-it te lëshuar nga Shqipëria, është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.